Policia reagon për atentatin me snajper në Durrës : E pamë autorin, po s’e kapëm dot!
Më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar.
Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Akil Nerjaku ose ndryshe Besnik Nerjaku është qëlluar me armë teksa lëvizte me një automjet tip “Benz G-Class”, por fatmirësisht nuk e kanë kapur plumbat.
Besnik Nerjaku, me pseudonimin “Kili”, kishte të punësuar si ‘ushtar’ në 2020 shtetasin Ariol Halilaj.
Ky i fundit me origjinë nga Skrapari por me vendbanim në Durrës, u arrestua në nëntor pas akuzave se ka qënë bashkëpunëtor në atentatin që iu bë më 1 nëntor të 2019, prokurorit Arjan Ndoja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



