E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia s’e gjeti biznesmenin e njohur pas kërkesës spanjolle për ta arrestuar
Lajme

Policia s’e gjeti biznesmenin e njohur pas kërkesës spanjolle për ta arrestuar

Reagimi i SPAK që fshiu të gjitha gjurmët e të kërkuarit

Prokuroria e Posaçme në reagimin e saj tregoi se i kishte nisur hetimet për këtë grup kriminal që në vitin 2020, por në vitin 2021 kishte regjistruar procedimin penal.

Por që prej asaj kohe e deri më tani nuk kishte asnjë të dhënë konkrete për të ndërhyrë për arrestimin e personave, emrat e të cilëve ishin të skeduar dhe listuar nga skuadra hetimore spanjolle, po ashtu si edhe e një mori skuadrash të tjera ndërkombëtare që kishin ndërhyrë në këtë megaoperacion.

SPAK tha zyrtarisht: “Njësia C – Hetimi i Krimit Kibernetik në fillim të vitit 2020 ka regjistruar një procedim penal në bazë të informacioneve të marra nga shteti i Spanjës në fushën e mashtrimit kompjuterik dhe më saktësisht në lidhje me ‘Call Center’-at, të cilat mashtronin nëpërmjet sistemeve kompjuterike shtetas të huaj, kryesisht spanjollë.

Nga viti 2021 dhe në vazhdimësi SPAK ka marrë disa letërporosi, në të cilat bëhej fjalë për subjekte, të cilat dyshoheshin si të përfshira në këtë aktivitet kriminal dhe se viktimat ishin shtetas europianë nga vende si Gjermania, Spanja, Finlanda, Austria etj.

Pas ekzekutimit të letërporosive, “Eurojust” lehtësoi bashkëpunimin gjyqësor në këtë rast, duke krijuar dhe financuar një skuadër të përbashkët hetimore, e ngritur me kërkesë të autoriteteve suedeze dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë, Finlandën, Gjeorgjinë, Gjermaninë, Letoninë, Spanjën dhe Ukrainën.

Nga hetimi i përbashkët ka rezultuar se numri i viktimave të këtij mashtrimi të madh në internet llogaritet në qindra-mijëra persona, të cilët janë kryesisht shtetas të vendeve europiane. Të dyshuarit i përkasin një rrjeti kriminal me emërtimin (OCG), që besohet të jetë i përfshirë në fushën e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet sistemeve kompjuterike duke përdorur për vjeljen e të ardhurave, kriptovalutat etj.

Amant Josifi

Rrjeti kriminal përdori dhjetëra qendra telefonike (Call Center) në disa vende dhe qindra platforma në rrjet, për të kryer mashtrimet kompjuterike. Të dyshuarit u paraqitën si ndërmjetës që do të ndihmonin investitorët të fitonin shuma të mëdha parash me investime të vogla.

Në realitet grupi i strukturuar kriminal i mashtroi viktimat, duke fituar besimin e tyre në internet dhe duke ngritur profesionalisht qendra telefonike (Call Center), ose mënyra të tjera të së ashtuquajturës inxhinieri sociale. Kjo i inkurajoi viktimat të investonin nëpërmjet platformave të internetit të kontrolluara nga grupi i strukturuar kriminal, duke shkaktuar humbjen e shumave të mëdha të parave”.

“El Pais”, teksa ka marrë të dhëna konkrete nga hetuesit e kësaj afere, ka bërë me dije se Armant J., një biznesmen shqiptar me lidhje të ngushta me qeverinë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Autoritetet spanjolle kanë lënë detyrë që Josifi të vihet në pranga, por sipas të dhënave, Policia dhe homologët e tyre kanë treguar se i kanë kërkuari i drejtësisë spanjolle nuk ka hyrë në territorin tonë.

Në fakt, në kohën kur edhe është kërkuar arrestimi i tij, sistemi TIMS dhe sistemet policore thuajse kanë qenë të gjitha jashtë funksioni, por sipas të dhënave të mediave ndërkombëtare përfituesi i 2.4 miliardë eurove është larguar në drejtim të Dubait. Në fakt, Josifi është person mjaft i njohur jo vetëm në strukturat e larta qeverisëse, por edhe si përfaqësues i biznesit, i përfshirë në këtë sipërmarrje me emrin e vet në një moshë fare të re.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.