Policia sekuestron disa dokumente në shtëpinë e Ervis Martinaj në Surrel
Me urdhër të SPAK Policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinaj në Surrel.
Mësohet se gjatë momentit të kontrollin në banesë nuk ka qenë i pranishëm asnjë familjar i Martinajt.
Sakaq mësohet se policia nuk ka gjetur asgjë të paligjshme, ndërsa ka sekuestruar vetëm disa dokumente.
Pritet që në orët në vijim të vlerësohet nëse dokumentet do t’i vlejnë hetimit për të shumëkërkuarin e drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



