E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
POLICIA U PËRPLAS ME GRABITËSIT, NJË MBETI I VDEKUR NË VEND, NJË TJETËR U PLAGOS
Lajme

POLICIA U PËRPLAS ME GRABITËSIT, NJË MBETI I VDEKUR NË VEND, NJË TJETËR U PLAGOS

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes që tronditi sot Fierin.

Në lagjen 28 nëntori të qytetit, pati një përplasje me armë zjarri në orën 3:00 të mëngjesit të sotëm mes grabitësve dhe policisë. Për pasojë një nga grabitësit mbeti i vdekur në vend e një tjetër u plagos.

Dyshohet se autorët ishin katër por dy prej tyre janë larguar duke përfituar nga errësira. Mësohet se personat e maskuar kanë tentuar të vjedhin një banesë në shtëpinë e çiftit Muça. Ishte i zoti i shtëpisë, Minella Muça (pensionist) ai i cili njoftoi policinë sapo pikasi se grabitësit po tentonin të hapnin derën. Identitetet e plota të viktimës apo të të plagosurit nuk bëhen ende me dije ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet. Newsbomb.al mëson se çifti Minella, ka një djalë të ri i cili jetonte me ta. Megjithatë është ende shumë herët për të dalë në konkluzione për ngjarjen e rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak

Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar.

Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale.

Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

fff2.jpgfier2.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.