Policia vazhdon me gjobat për mosmbatjen e maskave
Edhe këto ditë Policia e Shtetit ka vazhduar me kontrollet për vënien e maskës dhe zbatimin e masave të tjera shtrënguese për COVID-19. Në vendin tonë në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me masë administrative 431 qytetarë, pasi nuk i zbatuan këto masa.
Nga kjo shifër 415 persona kanë qenë ata që nuk kanë zbatuar mbajtjen e maskës në publik. Gjithashtu edhe 6 persona të tjerë janë shoqëruar për në komisariat pasi nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e indetefikimit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Për secilin nga subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



