E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Porositi dy vrasës me pagesë për të ekzekutuar bashkëshortin në Itali
Lajme

Porositi dy vrasës me pagesë për të ekzekutuar bashkëshortin në Itali

Më 13 dhjetor, në Rocca Priora të Italisë u regjistrua një ngjarje e rëndë. Në banesën e tij, u ekzekutua me armë zjarri nga dy persona, shqiptari Petrit Caka. Porositësja e atentatit ishte vetë gruaja e të ndjerit. Shkaku pse bashkëshortja pagoi dy vrasës për të ekzekutuar burrin e saj, ishin abuzimet e tij të shpeshta ndaj saj. I ndjeri mësohet se e dhunonte vazhdimisht gruan, ndaj dhe kjo e fundit e lodhur, gjeti zgjidhje të vetme vrasjen e tij, e kështu gjeti vrasës me pagesë.

Vrasësit që zbatuan urdhrin e gruas shqiptare, ishin dy shqiptarë të cilët udhëtuan nga Shqipëria në Itali dhe vranë Cakën. Vrasësit nga Shqipëria inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me thikë duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup me pasojë vdekjen dhe më pas u kthyen në Shqipëri. Pas një sërë hetimesh, policia ka arrestuar shqiptaren që pagoi persona për të vrarë burrin e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.