E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Porositi vrasje për gjakmarrje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg
Lajme

Porositi vrasje për gjakmarrje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg

Gjykata e Fierit ka dhënë një dënim prej 25 vitesh burg për 34-vjeçarin Laert Hasalla, i cili u shpall fajtor për porositjen e një vrasjeje të mbetur në tentativë, e motivuar nga gjakmarrja.

Hasalla, banues në fshatin Garunjas të Lushnjës, ndodhej më herët nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi akuzohej se kishte organizuar atentatin ndaj shtetasit me iniciale M.H., ngjarje e ndodhur në vitin 2023.

Sipas hetimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, rezultoi se 34-vjeçari kishte paguar një person tjetër për të kryer vrasjen. Autori i atentatit, shtetasi M.M., 31 vjeç, tashmë i dënuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti ku ndodhej objektivi i sulmit.

Nga të shtënat me armë, vrasja nuk u realizua, por si pasojë u plagos shtetasja B.S., e cila udhëtonte në të njëjtin mjet me M.H. Ajo u transportua për ndihmë mjekësore, ndërsa ngjarja u cilësua nga organet e drejtësisë si vepër penale e kryer në rrethana rënduese.

Pas vendimit të formës së prerë, policia ekzekutoi dënimin ndaj Hasallës, duke e dërguar atë në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.