E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Porti i Durrësit fut në sherr Ramën me deputetët e opozitës! Kryeministri: Jeni të pafytyrë, pa din e iman
Politikë

Porti i Durrësit fut në sherr Ramën me deputetët e opozitës! Kryeministri: Jeni të pafytyrë, pa din e iman

Rama: Me ca kurajë ti çohesh këtu dhe hedh gjithë këtë baltë mbi një personalitet të ekonomisë globale. Përfaqësues i një prej kompanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipëri si rezultat i një marrëdhënie strategjike prej të cilës po ndërtohen atje në zonën e Spitallës 2000 apartamente dhe falë të cilës këtu në vendin tonë behet një investim që nuk është bërë ndonjëherë, që e transformon Durrësin në pikën kryesore të turizmit në Mesdhe dhe ndërkohë këtu as u miratua gjë as u diskutua. Thjesht u fut më procedurë të përshpejtuar një pr ligj që do marrë kohën për diskutim

Duhet të jetë sepse kështu mendojmë ne. Ne nuk kemi kohë për të humbur që kemi më shumë se një vit që negociojmë këtë kontratë, ku shteti shqiptar merr pjesë me aksione. Por ju jeni ca të mbaruar, të pafytyrë që nuk keni as afe as atdhe as din e iman

Sepse çoheni këtu që në pikë të sabahut, ,mirë  ne po merrni nëpër gojë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhajat në botë. Ju jeni të pafytyrë, pa atdhe! Këta jeni ju.

Edhe mos bërtit ti gjel deti i Peqinit, sepse ju po të kishit ju fytyrë ju nuk i bënit Shqipërisë ato që i keni bërë. Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.