Postimi i presidentit amerikan Trump për COVID-19 fshihet nga të dy platformat sociale
Facebook ka fshirë një postim në të cilin presidenti amerikan Donald Trump pretendon se covid-19 është “më pak vdekjeprurës” sesa gripi. Zoti Trump është në Shtëpinë e bardhë pas tre ditësh shtrimi në spital dhe trajtimi pasi rezultoi pozitiv nga virusi, raporton BBC.
Ai shkroi se US u mësua të jetojë me sezonin e gripit, “ashtu sikurse jemi duke u mësuar të jetojmë me covid, dhe në shumicën e popullsive më pak vdekjeprurës!!!”
Twitteri bëri të njëjtën gjë me këtë postim dhe me një paralajmërim se ky “shpërndan një informacion corientues dhe potencialisht informacion të dëmshëm.
“Ne e hoqëm informacionin jokorrekt rreth ashpërsisë së covid-19 dhe tani po e heqim këtë postim” tha Andy Stone, menaxher I komunikimit në facebook.
Sipas universitetit Johns Hopkins, një shkallë vdekshmërie për covid ende nuk dihet por mendohet se është më e lartë – ndoshta 10 herë më e lartë – sesa sezonët e gripërave.
Kjo është hera e dytë që facebook fshin një postim të presidentit. Twiiter ka ndërhyrë më shpesh me fshirje dhe me paralajmërime. Të dy rrjetet sociale kanë shpallur luftë ndaj dezinformimit për virusin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




