Prangoset në Itali pronari shqiptar i klubit të futbollit, i gjenden armë, detaje. Emri
Policia Italiane ka realizuar një operacion të gjërë ku ka bërë të mundur arrestimin e 22 personave të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, si pjesë e një organizate kriminale ku veprimtari e tyre ishte prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike.
Operacion i madh është ndërmarrë gjatë natës nga policia italiane. Flitet për 22 të arrestuar me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias italiane e prokurorisë së Brescias.
Veprimtaria e tyre kriminale shtrihej kryesisht në zonën e Bergamos dhe Parmas.
Mes të arrestuarve është dhe biznesmeni shqiptar në Itali Gëzim Sallaku, presidenti i klubit të futbollit Darfio, shkruan Bresciatoday.it.
Në shtëpinë e tij u gjetën tre armë zjarri pa leje përkatëse si dhe një sasi municioni. Ato mbaheshin të fshehura në një hendek në garazhin e vilës së tij.
Media italiane shkruan se në pranga kanë rënë 4 vëllezërit Sallaku pasi i janë gjetur tre pistoleta që i mbanin pa leje. Nuk është e qartë ende lidhja mes personave të arrestuar por mësohet se policia ka ndërhyrë për të shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë që merrej me trafikun e drogës në disa provinca në Itali.
Gjatë operacinit të Policisë Italiane u zbulua gjithashtu edhe një laborator droge në zonën e Bergamos, raporton “Ansa”.
Ende nuk ka informacione rreth emrave apo veprimtarive të shqiptarëve të tjetrë të arrestua, por pritet që detajet më të hollësishme të bëhen publike nga autoritetet italiane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



