President kombëtar”/ Ambasadori Donald Lu i zhgënjyer nga Rama
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratës të Kryeministrit Edi Rama për “President Kombëtar”, Shqipëri-Kosovë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Lu shprehet i zhgënjyer me Ramën, teksa sqaron se deklarta të tilla janë të padobishme dhe dëmtojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje.
“Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, shkruhet në reagimin e ambasadës.p
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



