E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Bajram Begaj emëron drejtuesin e ri të Forcës Ajrore
Lajme

Presidenti Bajram Begaj emëron drejtuesin e ri të Forcës Ajrore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur këtë 30 mars dekretet për ndryshimet në drejtimin e Forcës Ajrore, duke liruar nga detyra Komandantin aktual dhe duke emëruar drejtuesin e ri.

Sipas njoftimit zyrtar, me Dekret nr. 164 është vendosur lirimi nga detyra i Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo si Komandant i Forcës Ajrore, ndërsa me Dekret nr. 165 është emëruar në këtë post Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore. Me Dekret nr. 165, datë 30.3.2026, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndryshimi vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese në Forcat e Armatosura, ndërsa drejtimi i Forcës Ajrore i besohet tashmë një drejtuesi të ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.