E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Bajram Begaj liron nga detyra 5 ambasadorë
Lajme

Presidenti Bajram Begaj liron nga detyra 5 ambasadorë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ndërmarrë një ristrukturim të rëndësishëm në trupën diplomatike shqiptare, duke dekretuar lirimin nga detyra të pesë ambasadorëve dhe emërimin e përfaqësuesve të rinj në disa poste kyçe.

Sipas dekretit zyrtar, nga detyra është liruar Riza Poda, i cili mbante funksionin e ambasadorit rezident në Kinë, si dhe përfaqësonte Shqipërinë në disa vende aziatike në cilësinë e ambasadorit jo-rezident, përfshirë Bangladeshin, Koresë, Vietnamit, Mongolisë dhe Tajlandës.

Po ashtu, është liruar nga detyra edhe Bardhyl Canaj, ambasador i Shqipërisë në Serbi, si dhe Sami Shiba, i cili përfaqësonte vendin në Egjipt dhe në disa shtete të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, përfshirë Sirinë, Jordaninë, Libinë, Palestinën, Libanin dhe Sudanin.

Lista e lirimeve përfshin gjithashtu Vasilika Hysin, përfaqësuese e Shqipërisë në misionin pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, si dhe Albana Dautllarin, ambasadore në Belgjikë dhe njëkohësisht në Luksemburg.

Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit ka dekretuar emërime të reja. Gazmend Barbullushi është caktuar ambasador në Belgjikë dhe njëkohësisht në Luksemburg, ndërsa Albana Dautllari është emëruar në një detyrë të re si përfaqësuese e Shqipërisë pranë Bashkimi Evropian.

DEKRETI

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin nga detyra të:

Z. Riza Poda, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën Socialiste të Vietnamit, në Mongoli dhe në Mbretërinë e Tajlandës, jo rezident;

Z. Bardhyl Canaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident;

 

Z. Sami Shiba, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit, jo rezident;

Znj. Vasilika Hysi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident;

Znj. Albana Dautllari, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës dekretoi emërimin e:

Z. Gazmend Barbullushi në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident;

Znj. Albana Dautllari në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.