Presidenti Begaj i kthen Ramës ligjin e dekoratave: Kuvendi të rishqyrtojë ‘Dekoratat’, kufizohen kompetencat e Presidentit
Presidenti Bajram Begaj ka kthyer dekretin e parë që prej marrjes së kësaj detyre në 24 gusht të vitit të kaluar.
Kreu i shtetit ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për dekokatat.
Një nga arsyet e kthimit, Begaj rendin mungesën e konsultimit të ligjit nga ana e Kuvendit me Presidentin.
Kjo pasi dhënia e dekoratave është kompetencë kushtetuese e Presidentit të Republikës.
Begaj thekson se ndryshimet ligjore të miratuara në seancën e fundit parlamentare të vitit të kaluar, duan të çojnë në kufizimin e kompetencave të Presidentit.
“Përcaktimi numerik në nenin 22, të ligjit 93/2022, për numrin e dekoratave që jepen nga Presidenti i Republikës (brenda vitit kalendarik), në mungesë të një studimi/analize të detajuar, justifikuese ligjore-teknike të dhënë në relacionin shoqërues të ligjit të miratuar nga Kuvendi, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, konsiderohet si një element përmbajtësor, që çon në kufizimin e kompetencës kushtetuese të Kreut të Shtetit, në këtë rast. Kemi një ngushtim të kompetencës kushtetuese të Presidentit për dhënien e dekoratave nëse analizojmë me kujdes përmbajtjen e neneve të projektligjit “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në argumentet e Bajram Begajt.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



