Presidenti habit me përgjigjen e tij/ Në Presidencë merrem me shegët
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në televizionin Klan, ka habitur me përgjigjen e tij të sinqertë për Ermal Mamaqin.
Mamaqi, i kërkoi Metës që të përgjigjej sinqerisht se me çfarë merrej në Presidencë dhe si ishte një ditë e tij, ndërsa Meta u shpreh se ai kujdesej me përkushtim e Dashuri për shegët.
“Gjatë ditës kujdesem me përkujdes e dashuri për shegët. Dua të falënderoj punonjësit sepse unë i pëlqej shumë shegët. Do të mbjell shegë të tjera nga vende të ndryshme të Shqipërisë.”, – tha ndër të tjera Presidenti Meta.
Më pas ai tha se atij i pëlqen edhe një tjetër frut, përkatësisht qershia, dhe që do të përpiqej të mbillte ndonjë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



