E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Ilir Meta  nesër  konferencë të jashtëzakonshme
Politikë

Presidenti Ilir Meta nesër konferencë të jashtëzakonshme

Presidenti Ilir Meta do të nisë nesër ditën me një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Burime zyrtare nga Presidenca konfirmojnë se në orën 08:00, Kreu i Shtetit do të dalë në një konferencë ku pritet të sqarojë bazën ligjore dhe të japë argumentet shteruese përsa i takon dekretit për anullimin e zgjedhjeve në datën 30 qershor.

Gjithashtu mësohet se Kreu i Shtetit do t’i japë përgjigje ccdo qëndrimi dhe deklarate të Qeverisë apo mazhorancës lidhur me anullimin e zgjedhjeve.

Sot kryeministri e cilësoi nul ligjor dekretin për anullimin e zgjedhjeve ndërsa theksoi se Ilir Meta s’ka asnjë të drejtë më të rrijë në zyrën e Kreut të Shtetit. Paralelisht me këtë, mazhoranca po shqyrton të gjitha mundësitë kundër Presidentit, ku sicc duket nuk përjashtohet as shkarkimi i tij, megjithëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese që do të legjitimonte procesin.

Një ditë më parë Presidenti njoftoi se të hënën do të jepeshin argumentet shteruese për dekretin që anullonte zgjedhjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.