E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Ilir Meta shkresë prokurorisë; U  kërkon a kanë procedime  penale ministrat e rinj
Publik News

Presidenti Ilir Meta shkresë prokurorisë; U kërkon a kanë procedime penale ministrat e rinj

Kreu i Shtetit  renditen 16 emrat e kabinetit të ri, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

 Për të gjithë emrat, Presidenti përpara se të hedhë firmën për dekretim kërkon nga Prokuroria nëse për ndonjërin prej tyre ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.

Shkresa e Presidentit drejtuar Prokurorise

Kreu i Shtetit i bën thirrje Prokurorisë që nëse ka informacione pa cenuar sekretin hetimor, t’ia percjelle institucionit sa me pare.

“Nëse për këta shtetas disponon informacione të kësaj natyre, pa cënuar sekretin hetimor kërkojmë që të informohemi mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej shtetasve të mësipërm. Lutemi, që ky informacion të na përcillet brenda një kohe sa më të shpejtë, pasi sic ju e dini sipas nenit 98  të Kushtetutës, Presidenti i Republikës do të duhet të shprehet mbi këto emra brenda 7 ditëve nga administrimi i propozimit prej kryeministrit”, mbyllet shkresa e Presidentit Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.