E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti iranian paralajmëron Izraelin: Çdo agresion i ri ndaj nesh, do përballet me përgjigje më të ashpër!
Politikë

Presidenti iranian paralajmëron Izraelin: Çdo agresion i ri ndaj nesh, do përballet me përgjigje më të ashpër!

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi ka paralajmëruar se çdo agresion i ri kundër iranian do të përballet me një përgjigje më të rëndë se ajo e mbrëmjes së djeshme.

“Çdo agresion i ri kundër interesave të kombit iranian do të përballet me një përgjigje më të rëndë dhe për që do të pendoheni”, raporton kanalit shtetëror i lajmeve të Iranit IRIB.

Gjithashtu dhe ministri i Jashtëm i vendit bëri komente të ngjashme në një postim në X, duke thënë se Irani nuk ka ndërmend të “vazhdojë operacionet mbrojtëse, por nëse është e nevojshme, ai nuk do të hezitojë të mbrojë interesat e tij legjitime kundër çdo agresioni të ri”.

“Ushtrimi i të drejtës së mbrojtjes legjitime tregon qasjen e përgjegjshme të Iranit ndaj paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare”, shtoi ai.

Irani ka vazhduar kërcënimet e tij pasi nisi një sulm të paprecedentë gjatë natës ndaj Izraelit të shtunën.

Udhëheqësi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka paralajmëruar se një “ekuacion i ri” u krijua pas sulmit të tij ndaj Izraelit dhe se tani do të përgjigjet drejtpërdrejt sa herë që Izraeli sulmon interesat, pasuritë ose njerëzit e tij.

Shefi i shtabit të Iranit ka kërcënuar gjithashtu SHBA-në dhe Izraelin kundër çdo sulmi të ardhshëm. Sardar Bagheri, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, tha se Irani i dërgoi një mesazh SHBA-së përmes ambasadës zvicerane duke paralajmëruar Uashingtonin nëse bashkëpunon me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme të mundshme, bazat amerikane “nuk do të kenë asnjë siguri”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.