E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti maqedonas flet pas referendumit: S’duam anëtarësim ne BE dhe NATO me kërcënime, por me dinjitet
Bota

Presidenti maqedonas flet pas referendumit: S’duam anëtarësim ne BE dhe NATO me kërcënime, por me dinjitet

Në deklaratën e parë pas referendumit,  Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov i kërkoi deputetëve që të respektojnë vullnetin e treguar nga populli i Maqedonisë, pas votimeve të së dielës.

Presidenti, Gjorge Ivanov e cilësoi si të dështuar referendumin për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, sa i takon zgjidhjes së mosmarrëveshjeve për emirin me fqinjët.

Ivanov dha një mesazh të qartë për ndërkombëtaret duke thënë se anëtarësimi i Maqedonisë nuk duhet të kalojë nga presioni dhe kërcënimet, por nga dinjiteti dhe merita.

“Në referendumin e mbrëmshëm populli hodhi poshtë marrëveshjen e Prespës. Me mos votim, populli qartë tregoi se është kundër zgjidhjeve të shpejta, të imponuara dhe të dëmshme të cilat vendosen pa arritjen paraprake të konsensusit kombëtar. Shumica e qetë vendosi. Bojkoti është zëri i atyre të cilët ishin të nënçmuar dhe nuk u dëgjuan. Porosia e popullit është dërguar deri tek ata të cilët duhet ta dëgjojnë. Realiteti është se referendumi dështoi. Mos tentoni të ndryshoni këtë realitet. Mos e nënvlerësoni vullnetin sovran të popullit maqedonas. Nuk mund të flitet për shumicë në kushte kur nuk është plotësuar cenzusi ligjor. 36.9 % dalje nuk është vullnet i popullit, por 63.1% të cilët nuk kanë dalë. Sado që të shtrembëroni, nuk mund ta ndryshoni realitetin. Realiteti është se referendumi është i pasuksesshëm. Koha është për përgjegjësi para popullit maqedonas. Mbështetja për në BE dhe NATO është dëm kolateral i referendumit jopopullor. Mbështetjen për në BE dhe NATO nga 80% e ulët në vetëm 36.9%. Po i manipuloni qytetarët tanë ndërsa partnerëve euroatlantik po u jepni shfaqje dhe perceptime të rrejshme.  Atyre të cilët përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë dhe në mënyrë joparimore marrin anë, i porosis që t’i respektojnë konventat ndërkombëtare për marrëdhënie diplomatike. Nuk mund që ata të cilët ka deficit demokratik të imponojnë zgjidhje në kundërshtim me vullnetin e popullit maqedonas. Referendumi nuk është anketë. Vendimi i qytetarëve obligon. Kuvendi atë vendim duhet ta respektojë. Për këtë arsye përgëzoj popullin maqedonas, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët dhe vllahët për vendimin e tyre. Nuk kemi dilema se vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO. Por atje duhet të hyjmë me dinjitetin tonë njerëzor, pa kërcënime, presion dhe standarde të dyfishta”- theksoi  presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.