Presidenti Meta homazhe në nderim të Bashkim Finos, kurora me lule dhe mesazh në librin e ngushëllimeve
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në nderim të deputetit socialist dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili u nda sot nga jeta.

Kreu i Shtetit ka vendosur buqeta me lule, ndërsa ka lënë edhe një mesazh në librin e ngushëllimeve.
Ndërkohë më herët Presidenti Meta tha se lajmi për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos ishte shokues. Teksa vlerësoi figurën e Finos, Meta u shpreh se ai ishte njerëzor dhe dinte të bënte dallim mes politikës dhe shoqërisë.
Kujtojmë që 29 marsi u shpall ditë zie kombëtare nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndalën fushatën elektorale.









Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



