E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta :Niveli i mbështetjes fiskale  për pandeminë, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon
Publik News

Presidenti Meta :Niveli i mbështetjes fiskale për pandeminë, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për muajin janar, ku Shqipëria rendit e fundit në rajon për mbeshtetjen ne përballimin e covid-19.

 

 

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta thotë se Shqipëria ka mbetur në nivelin 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sa i përket mbështetjes kundër COVID-19.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e muajit janar 2021, mbi nivelin e mbështetjes fiskale të drejtpërdrejtë për pandeminë, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon.

Niveli i mbështetjes buxhetore rezulton rreth 4.5 herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit.

Shqipëria ka mbetur në nivelin 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sa i përket mbështetjes kundër COVID-19, ndërkohë Maqedonia e Veriut ndodhet në nivelin 2.6% të PBB, Bosnje-Hercegovina në 5.1% të PBB, Kosova 5.6% e PBB, Serbia 5.6% e PBB dhe Mali i Zi në 8% të PBB”, shkruan Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit ka përsëritur edhe njëherë thirrjen ndaj qeverise, se virusi nuk luftohet me propagandë. Presidenti  i kërkon qeverisë që të shkrutojë pagesat për PPP dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë.

“COVID-19 nuk luftohet me propagandë. Numri i të prekurve dhe i jetëve të humbura po rritet çdo ditë.

Qeveria duhet të shkurtojë pagesat për PPP-të dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë.

Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e qytetarëve, që duhet të jenë prioriteti ynë absolut”, mbyll postimin Presidenti Meta.

raporti-buxheti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.