E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta për Ramên: O spiropalist ordiner, thirri mendjes!
Publik News

Presidenti Meta për Ramên: O spiropalist ordiner, thirri mendjes!

Pas ironisë që kryeministri Rama bëri në Asamblenë e Partisë Socialiste në lidhje me dekoratat që ka dhënë Presidenti Ilir Meta, ky i fundit i është përgjigjur me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Meta i drejtohet Ramës me fjalët “Spiropalist ordiner”, ndërsa thotë se do më shumë Margarita tutulanin se sa bashkëshorten e tij Monikën, pasi kjo e fundit braktisi parlamentin kundër vullnetiti të tij.

O shoku thirri mendjes!

Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”

Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!

LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT! 🇦🇱

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.