Presidenti Meta: Pse nuk po e dekretoj kreun e ri të SHISH-it dhe si duhet zgjidhur Prokurori i ri
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun nga Mali i Zi, Filip Vujanović, presidenti Meta u përgjigj edhe në lidhje me kreun e ri të SHISH-it.
Përse prej më shumë se 60 ditësh Shqipëria nuk e ka këtë drejtues edhe pse emri i ri është në tavolinën e Metës, ai e ka një përgjigje.
“Duhet të keni në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme.
Presidenti i Republikës duhet të jete i bindur që vendim përfundimtar tregon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm si ai i sigurisë kombëtare”.
Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me çështjen e shumëdebatuar të prokurorit të përkohshëm të përgjithshëm, duke thënë se duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj.
Presidenti Meta është shprehur se forcat politike duhet të dialogojnë mes palëve sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se çdo hap i njënashëm nuk do të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes, një mesazh ky qartësisht drejtuar Ramës, i cili tha se nëse opozita nuk afrohet për një pakt, atëherë maxhoranca do ta zgjedhë e vetme drejtuesin e prokrurorisë shqiptare.
Nga ana tjetër Meta ka deklaruar se duhet respektuar Kushtetuta e cila saktëson se Prokurorin e Përgjithshëm e zgjedh Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një organ i cili ende nuk është konstituuar.
“Lidhur me zgjedhjen e prokurorit, sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e kuvendit… Duhet respektuar kushtetuta dhe fryma e saj. E rëndësishme është që të ketë mes aktorëve një dialog të shpejtë dhe të përgjegjshëm, dhe të bazuar mbi standarte transpartente pasi çdo hap i njëanshëm nuk do të ndihmonte në konsolidimin e institucioneve.”-tha Meta
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



