E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta pyetet për dekoratat: Nuk do të doja që kur të vija këtu të takoja persona nga Bangladeshi
Lajme

Presidenti Meta pyetet për dekoratat: Nuk do të doja që kur të vija këtu të takoja persona nga Bangladeshi

Në një komunikim për gazetarët, Kreu i Shtetit iu referua sërish gjendjes shëndetësore të  kryeministrit, kur tha se në 26 prill do t’i tregojmë adresën ku do të kurohet.

“Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap, sepse gjithçka është në bazë të meritës së atyre që kanë kontribuar. Sa i takon provokimeve ordinere ne e dimë që këtu në Vlorë ka një adrese që do t’ja tregojmë në 26 prill ku ai do të ketë mundësi të kurohet dhe të shijojë diellin e Vlorës. Vlora është e të gjithëve, jo vetëm e vlonjatëve aq me tepër e një Presidenti nga Skrapari”, tha Meta.

Sa i takon shpopullimit, Presidenti u shpreh: “Unë kam vetëm një interes, Vlora e vlonjateve, sepse nuk do të doja që këtu të vija të takoja nga Bangladeshi dhe India. Kudo që të shkojnë të rinjtë nuk do gjejnë dot më të bukur se Shqipëria dhe se Vlora. Ne e dimë që kush i ka pushtuar institucionet, kush ka vrarë shpresën dhe kush nxit shpopullimin e rinisë dhe një formë të re të instalimit dhe të kolonializmit.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.