E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti prezanton planin me 11 pika për daljen nga kriza politike
Publik News

Presidenti prezanton planin me 11 pika për daljen nga kriza politike

Ka përfundur takimi i Presidenti Meta me ambasadorët e Bashkimit Europian në Presidencë.

Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë, ndërsa është mbajtur fill pas takimit që Meta mbajti ditën e sotme me opozitën jashtë parlamentit.

Sipas burimeve Presidenti i ka prezantuar ambasadorëve një plan me 11 pika për daljen nga kriza politike, të cilin ia ka prezantuar edhe më herët opozitës.

Gjatë këtij takimi është folur për Reformën Zgjedhore dhe situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

Kujtojmë se ditën e sotme në Presidencë ishte edhe ambasdorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori gjerman Zingraf, të cilët u takuan me këshilltarët e Metës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.