Presidentit Erdogan i ndodh ‘e papritura’ në OKB
Mediat turke raportojnë se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka hasur probleme me mikrofonin gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Gjatë fjalës për Palestinën dhe masakrat e dhunshme në Gaza nga Izraeli, ndërsa Erdogan po fliste për situatën, audioja u ndal. Kjo ndërprerje ka zemëruar mediat turke, që e cilësuan si “sabotim të qëllimshëm”.
Pas kësaj, Drejtoria e Komunikimit e Turqisë lëshoi një deklaratë për të sqaruar situatën, duke theksuar se Presidenti Erdogan nuk u ndërpre gjatë fjalimit të tij mbi Palestinën. Në njoftimin e saj, drejtoria sqaroi se, sipas rregullave të Asamblesë, fjalimet e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive kanë një kohëzgjatje prej pesë minutash, ndërsa folësit e tjerë kanë vetëm tre minuta për të folur.
Drejtoria sqaroi më tej se “nuk është e vërtetë që Presidentit nuk iu lejua të fliste ose që fjalët e tij u ndërprenë”. Ajo theksoi se kishte pasur ndërprerje të audios për shkak të duartrokitjeve, ndërsa mikrofoni i Presidentit Erdogan u fik automatikisht në fund të minutës së pestë, sipas procedurave teknike të Asamblesë.
“Presidenti e përfundoi fjalimin e tij menjëherë pas kësaj. Po ashtu, mikrofoni i Presidentit të Indonezisë u fik në përputhje me të njëjtën procedurë”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimit.
Në këtë kontekst, Konferenca Ndërkombëtare e Nivelit të Lartë për Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës, e bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, ka për qëllim të intensifikojë përpjekjet drejt një zgjidhjeje me dy shtete dhe të sigurojë një rrugë drejt paqes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



