E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidentit: Shqiptarët të marshojnë të qetë drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm
Publik News

Presidentit: Shqiptarët të marshojnë të qetë drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi njofton se Ilir Meta do të jetë qytetari i parë që voton nesër për zgjedhjet e 25 prillit.

meta a

Përmes një shënimi në facebook, Blushi bën me dije se Meta nesër voton që në orën 07:00 tek QV në Kopshtin nr.31, Rruga ‘’Pjetër Bogdani’’ në Tiranë dhe paralajmëron se do të ketë dhe një mesazh të rëndësishëm nga Presidenti.

“Presidenti Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të marshojnë të qetë dhe me vendosmëri drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm, të shumëpritur dhe historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë”- është thirrja e Metës.

Postimi i plotë:

Nesër, në ora 07:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”, Tiranë, nga ku do të japë edhe një mesazh tepër të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Republikës.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të marshojnë të qetë dhe me vendosmëri drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm, të shumëpritur dhe historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Nesër do të jetë një Festë e Demokracisë.

Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të votojë në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.

“Kryetari i PD, Lulzim Basha do të votojë në orën 09.00 në qëndrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8”, njoftojnë strukturat e PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.