Presidentja e KE:Në Evropë ne synojmë të vaksinojmë 70% të popullatës së rritur para fundit të verës
Në Evropë ne synojmë të vaksinojmë 70% të popullatës së rritur para fundit të verës. Kjo nuk është asgjë, ne jemi në drejtimin e duhur”, tha Von der Layen në një intervistë me disa media evropiane, botuar në gazetën franceze La Croix.
“Natyrisht do të ketë pengesa dhe probleme të tjera në prodhim. Ne gjithashtu duhet të jemi të përgatitur për çdo mungesë të lëndëve të para ose përbërësve të caktuar të vaksinave”, thaajo.
Komisioni, i cili negocion për porositë e vaksinave në emër të 27 shteteve anëtare është kritikuar gjerësisht për vonesat në shpërndarjen e tre vaksinave të para të miratuara në BE.
“Duke parë pas, ne duhet të mendojmë më shumë për prodhimin masiv dhe sfidat që ajo paraqet. Ne duhet të kishim paralajmëruar, duke shpjeguar se në fillim procesi nuk do të jetë i qetë, do të ketë ulje dhe ngritje”, tha Presidentja e KE.
Po ashtu Von der Layen mbrojti edhe një herë faktin se Brukselit i duhej më shumë kohë për të negociuar dhe miratuar vaksinat. Gjithashtu ajo hodhi poshtë çdo krahasim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Izraelin, dy vende ku fushatat e vaksinimit po përparojnë me shpejtësi, ndryshe nga BE.
“Britania zgjodhi rrugën e miratimit urgjent, ne zgjodhëm një tjetër për të pasur më shumë kontroll nga rregullatorët evropianë mbi vaksinat në treg”, tha Von der Layen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



