E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Primitivë deri në dhimbje dhe vulgarë deri në dëshpërim
Publik News

Primitivë deri në dhimbje dhe vulgarë deri në dëshpërim

Teksa përballesh me fotot e kabinetit qeveritar dhe ambasadores amerikane në aeroplanmbajtëse, gjëja e parë që të vjen ndërmend është një eskursion tipik ndërmarrjeje në kohën e qoftëlargut, ku njerëzia ekstiohej keq para një aparati fotografik.

Një dalldisje tipike e njërëzve primitivē që nuk ka parë gjë me sy në jetë dhe një vulgaritet dëshpërues t’i verbon sytë.

Një kryeministër që del në foto në një sedilje ku shkruhet kapiten. Ambasadorja amerikane e shtypur si sardele mes kabinetit qeveritar në një sellfi të shkrepur nga një ministre.

Ministrja Spiropali që rehatohet në aeroplanmbajtëse dhe pozon për fotografin a thua se është në eskursion dhe jo në detyrë.

Një grup të dalldisurish keq që nuk kanë asnjë shprehi institucionale. Njē grup qëniesh primitive që qeverisjen e një vendi e kanë tkurrur në albume fotografike dhe asgjë tjetër.

Post Scriptum- Në pritje të albumit të radhës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.