Prindër, qytetarë dhe pedagogë bashkohe në krah të studentëve
Protesta e studentëve në kryeqytet ka marrë mbështetje edhe nga prindër, qytetarë dhe profesorë të universiteteve, të cilët u janë bashkuar të rinjve në rrugë.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe përdorimit të vazhdueshëm të gazit lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën, studentët vijojnë të qëndrojnë në protestë dhe nuk tërhiqen.
Në mes të tensioneve, qytetarë të ndryshëm janë afruar për t’u ardhur në ndihmë protestuesve, duke u shpërndarë ujë dhe mjete të nevojshme për të lehtësuar efektet e gazit lotsjellës.
Bashkimi i prindërve, qytetarëve dhe pedagogëve me studentët i jep protestës një mbështetje më të gjerë, ndërsa situata në kryeqytet vijon të mbetet e tensionuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



