Prindërit e foshnjës 9-ditëshe që vdiq në spital, kallëzojnë drejtoreshën e QSUT: S’kishte sallë operimi dhe specialistë! Ilaçi mungonte
Një foshnjë 9-ditëshe ka ndërruar jetë pasi dyshohet se kishte nevojë të menjëhershme për një ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas të dhënave, prindërit kanë kallëzuar drejtoreshën e QSUT, Albana Ficon.
Po ashtu, mësohet se është kallëzuar edhe drejtoresha e maternitetit E. Demaliaj, për mos krijim të kushteve për personat që vuajnë nga problemet në zemër.
Babai i foshnjës mësohet të ketë deklaruar, për News 24 se djali i sapolindur kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale pasi kishte transpozicion të enëve të gjakut.
Ai denoncon strukturat spitalore se nuk kishte sallë operimi për fëmijë, e as specialistë.
Ndër të tjera mësohet të ketë thënë se ilaçi me të cilin duhet të trajtohej foshnja, përkohësisht mungonte.
Ndërhyrja, tregon ai, është bërë në repartin e kardiologjisë
“Spitali nuk dispononte aparaturat e duhura, kjo solli rëndim më shumë të gjendjes së djalit. Mjeku më tha që duhet të urinonte që të pastrohej.”, mësohet të ketë thënë babai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



