E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prishtina i lë ‘tragat’ Tiranës në çdo tregues kryesor të jetës
Lajme

Prishtina i lë ‘tragat’ Tiranës në çdo tregues kryesor të jetës

Në një raport të publikuar më 13 tetor 2025 nga platforma ndërkombëtare Numbeo, krahasohen të dhënat e cilësisë së jetës mes Tiranës dhe Prishtinës. Rezultatet tregojnë një epërsi të dukshme të kryeqytetit kosovar në pothuajse çdo aspekt, duke nxjerrë në pah disa nga sfidat që po përballen qytetarët e Tiranës në përditshmërinë e tyre.

Tirana ka një fuqisë blerëse shumë më të ulët se Prishtina, me një indeks prej 41.45 (i ulët), ndërkohë që kryeqyteti kosovar arrin nivelin 62.98 (mesatar). Siguria është një tjetër pikë e dobët për Tiranën, e cila ka një indeks prej 60.03, krahasuar me 67.95 të Prishtinës. Po ashtu, kujdesi shëndetësor në Tiranë është në nivele të kënaqshme, me një vlerë 47.29, përkundër 68.61 të Prishtinës.

Një nga avantazhet e Tiranës mbetet klima natyrore, e cila ka një indeks prej 86.43, shumë më të lartë se 76.84 e Prishtinës. Por në aspekte të tjera, Tiranës i duhen reforma urgjente për të rritur cilësinë e jetës. Kostoja e jetesës është ndjeshëm më e lartë në Tiranë, e cila është afërsisht dyfish më e shtrenjtë se Prishtina, me një indeks 48.92, krahasuar me 28.34 të kryeqytetit kosovar.

Një tjetër problem për Tiranën është trafiku, ku qytetarët kalojnë mesatarisht 38.44 minuta në transport, krahasuar me vetëm 22.81 minuta në Prishtinë. Ndërkohë, ndotja e ajrit në Tiranë është gjithashtu një shqetësim i madh, duke arritur një indeks prej 86.98, krahasuar me 68.68 në Prishtinë.

Duke e marrë të gjithë këtë në konsideratë, indeksi i përgjithshëm i cilësisë së jetës në Tiranë është vetëm 94.40, shumë më i ulët se 137.76 i Prishtinës. Ky raport tregon nevojën urgjente për reforma të thella në menaxhimin urban dhe politikat ekonomike në kryeqytetin shqiptar për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve dhe për të mundësuar një standard më të lartë jetese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.