E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prishtinë/ Presidentja Osmani : Me Ramën diskutuam proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare
Lajme

Prishtinë/ Presidentja Osmani : Me Ramën diskutuam proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas takimit të zhvilluar gjatë ditës së sotme me kryeministrin Edi Rama në Prishtinë. Në një reagim në Facebook, ajo ka bërë komente lidhur me proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, veçanërisht Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit. Presidentja Osmani ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit midis dy shteteve është në interesin e qytetarëve dhe të ardhmës euroatlantike të përbashkët.

Reagimi i Osmanit:

Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike. 🇽🇰🇦🇱

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.