E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Proçedurat/ Fëmijët e lindur jashtë shtetit, ja si mund të regjistrohen në Shqipëri
Lajme

Proçedurat/ Fëmijët e lindur jashtë shtetit, ja si mund të regjistrohen në Shqipëri

Të gjithë emigrantët shqiptarë, të cilët kanë lindur fëmijë gjatë kohës që ndodhen jashtë vendit, mund t’i regjistrojnë ata përmes një procedure pa asnjë kosto.

Aplikimi për regjistrimin e fëmijës bëhet në vetëm 3 hapa: aplikimin online në portalin e-Albania, paraqitjen e dokumenteve personalisht ose përmes postës, si dhe verifikimi i ligjshmërisë së dokumentacionit nga nëpunësi konsullor.

Dokumentacioni i nevojshëm është si më poshtë:

1) Akti i lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;

2) Përkthimi i aktit të lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;

3) Pëlqimi me deklaratë noteriale të prindit të huaj, nëse ka, për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri;

4) Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi, të Prindërve

E gjithë kjo procedurë është pa pagesë në çdo përfaqësi diplomatike dhe konsullore, ndërsa afati maksimal i përgjigjes është 3 muaj.

Për të marrë më tepër informacion, si plotësimi i deklaratës noteriale apo prindërore, etj., mund të vizitoni faqen e posaçme në portalin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.