Profesori grek Liakos :Isha në Bularat, asnjë flamur grek s’është ulur. Sjellja e policisë shqiptare, perfekte!
Profesori grek i histoprisë, Antonis Liakos, ka befasuar me deklaratën e tij për vrasjen e terroristit, duke ju mbyllur gojën të gjithë shtetasve grekë.
Profesor Liakos është shprehur se para ceremonisë një i ri minoritar kishte bllokuar qendrën kulturore të fshatit duke qëlluar me kallashnikov, policia shqiptare ndërhyri dhe e dëboi nga fshati dhe ai i largua maleve. Policia e ndoqi me helikopterë dhe i bëri thirrje të dorëzohej, por ai mesa duket nuk u bind dhe në shkëmbim zjarri e vranë.
Profesori grek që ishte i pranishëm në fshatin Bularat ka theksuar se asnjë flamur grek nuk është ulur dhe nga pala e shtetit shqiptar sjellja dhe masat e sigurisë kanë qenë perfekte.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



