E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profesori i përgjigjet Ramës: ‘Noc rrokun’ ka për të gjet kryeministri
Publik News

Profesori i përgjigjet Ramës: ‘Noc rrokun’ ka për të gjet kryeministri

Të shumta kanë qenë reagimet e pedagogëve për deklaratën e kryeministrit Edi Rama që tha se shumë shpejt do të bëhet veting i pasurisë së pedagogëve.

Një prej tyre, u shpreh për Fax News se kërkesat e tyre bëheshin për dinjitet dhe se rritja 7% është lëmoshë.

“Jemi në të drejtën tonë ligjore të vazhdojmë protestat. Kjo është një tallje dhe lëmoshë që ai do të na japë ne. Nuk po kërkojmë dyfishim rroge, është kërkesë për dinjitet. Studentët të mos shqetësohen sepse ka edhe dy javë të tjera që vijon aplikimi për t’u regjistruar. Ditët e leksioneve do të zëvendësohen sic bëmë gjatë pandemisë.

Te mjekësia mbase janë edhe të intimiduar nga rektori por këtu tek politekniku bojkoti është total, po ashtu edhe tek universiteti i Arteve”– u shpreh një prej pedagogëve.

Ndërsa lidhur me paralajmërimin për vetingun e pasurisë së profesorëve, një tjetër u shpreh për Faxnews:

“Noc rrokun ka për të gjet ky kryeministri. Paronazhistët nuk i pres të na dalin në protestë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.