E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Projekti i Unazës së Re, flet Lame: Ndërtimet në këtë zonë i lejoi PD
Lajme

Projekti i Unazës së Re, flet Lame: Ndërtimet në këtë zonë i lejoi PD

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame ka folur për ndërtimet në Unazën e Re, gjatë mbledhjes së Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese këtë paradite.

Lame është shprehur se “Legalizimi i Unazës nga pikëpamja formale dhe legalizimet e bëra në kohë janë të rregullta dhe se nga pikëpamja morale janë 49 legalizime të bëra në korrik- shtator 2013, pra që kishin lënë vulën pa u formuar qeveria e re”.artan-lame-698x450

“Edhe brenda saj duke e ditur shumë mirë që Unaza do zgjerohej nuk e kishin publikuar këtë projekt të gjerë dhe ky moslajmërim i njerëzve bëri që të krijohej shtegu i ndërtimit por dhe me atë shtrat të Unazës që parashikon”, u shpreh më tej ai.

 

Gjatë komisionit u prezantua edhe projekt-ligji për Kadastën dhe Kalimin e Pronësisë. Lame tha se procesi 24-vjeçar i regjistrimit të pronës jo vetëm që ka qenë difektoz, por ka zvarritur shumë çështje ndër vite.

Drejtori i ALUIZNI-t,teksa bëri bilancin e regjistrimeve të pasurive të palujtshme, u shpreh se nga 4.4 mln pasuri,  2.5 mln rezultojnë me probleme.

“Të mbyllet një herë e mirë kapitulli i pronës. Procesi 24 vjeçar i regjistrimit të pronës ka qenë difektoz, është zvarritur për vite. Gjendemi me 4.4 milion pasuri nga të cilat, 2.5 milionë rezultojnë me probleme”, tha Lame.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.