E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Projekti prej 57 mln lekë, Lungomare dhe qendra e Vlorës në rikonstruksion
Publik News

Projekti prej 57 mln lekë, Lungomare dhe qendra e Vlorës në rikonstruksion

Projekti i është akorduar një kompanie belge dhe shqiptare, e cila si fituese e tenderit do të mundësojë përmirësimin e zonës anësore të portit dhe kryqëzimin me shëtitoren ekzistuese Lungomare të qytetit portual të Vlorës.

JV Atchitects Xavieer De Geyter (XDGA) shpk & “iRI” shpk gjithashtu do të mundësojë rehabilitimin e sheshit të Flamurit dhe qendrës së Vlorës.

Konsulenti do të përgatisë skica teknike të hollësishme për projektet e identifikuara në zonë dhe autoriteti kontraktual FSHZH njofton se tenderi fitues është 57,1 mln lekë.

Projekti është pjesë e një projekti madhor për zhvillimin e Alpeve Shqiptare dhe zonave bregdetare të bashkëfinancuara me një kredi 28.7 milion euro nga Banka e Këshillit të Evropës (CEB) dhe një kontribut prej 6 milion euro nga qeveria shqiptare.

Projekti me emrin “Rehabilitimi i fasadave përgjatë Bulevardit të Vlorës”, si periudhë ndërtimi është 4 muaj, ndërsa i plotë rehabilitimi 10 muaj. Projekti parashikon rehabilitimin e fasadave ekzistuese të ndërtesës së vjetër që ndodhet në të dy anët e Bulevardit të Vlorës, “Ismali Qemali”. Aty përafërsisht përfshihen 20 ndërtesa të vjetra nga 3 deri në 6 kate përgjatë Bulevardit të rikonstruktuar së fundmi, të cilat fasadat e përparme dhe anësore do të suvatohen dhe pikturohen.

Ndërhyrja përfshin një heqje totale të suvatimit të vjetër dhe ndërtimin e ri së bashku me pikturat. Projekti është pjesë e një projekti të madh për zhvillimin e Alpeve Shqiptare dhe zonave bregdetare, të bashkëfinancuar me një kredi 28.7 milionë euro nga CEB dhe një kontribut prej 6.0 milionë euro nga qeveria shqiptare..

Programi “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale”, bashkëfinancuar nga Banka Botërore, Qeveria Shqiptare dhe Donatorë të tjerë në vlerën 368 milionë USD, njoftuar para dy viteve, synon të rrisë përpjekjet konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në vend si dhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit të rrjetit rrugor dytësor dhe lokal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.