E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori i dha leje por policia nuk merr përsipër shoqërimin e Erdgys Arrazit te varrimi i fëmijëve
Lajme

Prokurori i dha leje por policia nuk merr përsipër shoqërimin e Erdgys Arrazit te varrimi i fëmijëve

Policia e Burgjeve ka vendosur zyrtarisht që të mos marrë përsipër shoqërimin e shtetasit Erdgys Arrazi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve të tij të mitur.

Prokurori i çështjes ka dhënë pëlqimin që Arrazi të jetë i pranishëm.

Por Policia e Shtetit dhe Policia e Drejtorisë së Burgjeve nuk e kanë marrë përsipër që ta shoqërojnë me forca efektivësh që të jetë i pranishëm në varrim.

Ditën e djeshme, Erdgys Arrazi u la në burg nga gjykata e Shkodrës, ndërsa ai vetë deklaroi se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.

Erdgys Arrazi është arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve që u gjetën të mbytur në lumin e Bunës,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.