E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori i Tiranës Ndini Tavani, i paaftë apo i korruptuar?!
Lajme

Prokurori i Tiranës Ndini Tavani, i paaftë apo i korruptuar?!

Prokurorit Ndini Tavani iu mohua nga një komision i veçantë në SPAK puna në këtë institucion. Atij iu bë një lloj vetingu dhe pak ditë më parë u njoftua se nuk plotësonte kriteret për të qenë pjesë e SPAK-ut. Lind pyetja: Ndini Tavani është i paaftë apo i korruptuar? Askush nuk mund ta thotë këtë me siguri. E dinë vetëm personat që kanë bërë verifikimin e figurës së tij, por një certifikim për Ndini Tavanin e ka dhënë edhe KPA-ja.

Cili certifikim vlen, ai i KPA-së që nuk na ka thënë ato që tha SPAK-u? Këtu fillojnë diskutimet. Kush është korruptuar, KPA-ja? Akuza ka pasur plot. Po për komisionin që bën verifikimin e figurës në SPAK, të gjithë thonë se është i pakapur.

Tani Ndini Tavani ose është një prokuror me probleme profesionale dhe s’duhet të jetë në SPAK, ose është një prokuror i korruptuar dhe s’duhet të jetë në SPAK, ose është një prokuror i paaftë dhe s’duhet të jetë në SPAK. Për të njëjtat arsye nuk ka pse të punojë në Prokurorinë e Tiranës, sepse komisioni që bën vlerësimin në SPAK është një strukturë që i hyn në themel dhe detaje gjithçkaje. Pyetja që lind është: kur nuk të pranon SPAK-u, pse duhet të punosh në Prokurorinë e Tiranës? Apo po krijohen dy standarde, ku në SPAK ka figura të ndershme dhe profesioniste, ndërsa në prokuroritë e tjera, të jenë çfarë të jenë vetëm të ecin përpara.

Ndini Tavani është një njeri që fle mbi dosje. Justifikohet me punën e tij. Shumë media e mbështetën, sepse vlerësimet që vinin për të ishin nga më pozitivet, por në fakt koha tregoi se nuk ishte ashtu. Faktet, provat dhe vetë hetimi i SPAK-ut na zbuluan se Ndini Tavani nuk ishte një prokuror që mund të punonte për SPAK-un dhe për këtë arsye detyra iu refuzua. Fakti është, tani pse duhet të lejohet të vazhdojë punën në Prokurorinë e Tiranës një prokuror që tashmë është i njollosur nga vetë SPAK-u?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.