E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Krimeve të Rënda kontrollon shtëpinë e Saimir Tahirit
Lajme

Prokuroria e Krimeve të Rënda kontrollon shtëpinë e Saimir Tahirit

Katër oficerë të policisë gjyqësore kanë mbërritur në banesën e Saimri Tahirit një disa pasi Parlamenti votoi në parlament kundër arrestit dhe pro kontrollit

Katër oficerë të policisë gjyqësore kanë mbërritur në banesën e Saimri Tahirit një disa pasi Parlamenti votoi në parlament kundër arrestit dhe pro kontrollit fizik të banesës. Saimir Tahiri gjendet në banesë gjatë kontrollit.

Pas rreth 30 minutash që oficerët e policisë gjyqësore vijonin kontrollin në banesën e ish-ministrit të Brendshëm tek Kodra e Diellit në kërkim të provave kompromentuese, Saimir Tahiri i ka lënë vetëm brenda me avokatin e tij Maks Haxhia dhe është shfaqur pas hekurave të ballkonit të katit të katërt, ndoshta duke pirë një cigare.

Por nuk i ka shpëtuar vëmendjes së paparacit të “BalkanWeb” që e ka filmuar ish-ministrin që ndodhet këto ditë në qendër të vëmendjes, i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së dhe jashtë çdo strukture në parti pas akuzave të Prokurorisë.

Pas autorizimit nga parlamenti një ditë më parë, oficerët e policisë gjyqësore janë ngjitur në shtëpinë e Tahirit për të bërë kontrollin në kërkim të provave që e lidhin atë me trafikun e drogës.

policia te tahiriOficerët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ‘zbarkojnë’ në shtëpinë e Tahirit

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë mbërritur në shtëpinë e ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri për të bërë kontroll.

Një ditë pas vendimit të Kuvendit për të lejuar këtë kontroll, katër oficerët janë ngjitur në banesën e Tahirit i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga avokati i tij.

Mesohet se paraditen e sotme oficeret e Policise Gjyqesore kane marre edhe mandatin e kontrollit nga Gjykata e Krimeve te Renda per te bere kontrollin ne shtepine e ish ministrit.

Vendimi i Kuvendit përmban kontrollin jo vetëm të banesës, por edhe të telefonave, adresave të emailit dhe gjithçka që Prokuroria e Krimeve të Rënda mendon se i shërben hetimit.

Në përgjimet e ardhura nga Italia, emri i ish ministrit të Brendshëm përmendej nga Moisi Habilaj i cili i thoshte shokut të tij se gruas dhe nënës së Tahirit i ka blerë nga një varëse.

Teksa lejoi kontrollin e shtëpisë së Tahirit, Parlamenti nuk e pranoi kërkesën për ta arrestuar ish-ministrin, me argumentin se nuk ka prova të mjaftueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.