E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Përgjithshme zbardh skandalin e gjyqtares Irena Gjoka
Lajme

Prokuroria e Përgjithshme zbardh skandalin e gjyqtares Irena Gjoka

KLGJ-së i kërkohet të marrë vendim

Gjyqtarja fshehu dënimin me burg në Greqi

Gjyqtarja e Shkallës së Parë në GJKKO, Irena Gjoka (Maneku, Shpata), do të përballet me trupën e Këshillit të Lartë Gjyqësor për një shqyrtim të formularit të vetëdeklarimit. Sipas denoncimeve të opozitës dhe dokumenteve zyrtare, Gjoka dyshohet se ka fshehur një dënim të mëparshëm me burg në Greqi.

Raporti hetimor paraprak i Prokurorisë së Përgjithshme konfirmon ekzistencën e këtij dënimi dhe i kërkon KLGJ-së të verifikojë të dhënat e konstatuara, si autoritet përgjegjës për kontrollin e përputhshmërisë me ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe Vendimin e Kuvendit nr.17/2016, i cili përcakton rregullat e detajuara për zbatimin e ndalimeve të parashikuara në këtë ligj.

Njoftimi paraprak:

Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka (Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.