Prokuroria gati fletë arresti për deputetin e PS që nxori sekretin e dosjes
Të gjithë deputetët, anëtarë të këshillit të imuniteteve dhe mandatëve në shqyrtimin e dokumentave sekrete nga prokuroria për çështjen Tahiri-Habilaj kanë firmosur një deklaratë se nuk do nxjerrin sekrete të dosjes hetimore. Por disa fakte dhe dokumenta kanë dalë në media. Natyrisht prej një deputeti. Ndërkohë prokuroria e krimeve të rënda ka filluar, paralelisht me dosjen Tahiri, hetimin se kush e nxori sekretin, pra që ka shkelur ligjin, pasi ka firmosur edhe deklaratën e mosnxjerrjes së sekretit.
Eshtë e pafalshme dhe e dënueshme se si mund të nxirret emri i dëshmitares në dosjen Habilaj, e cila është në mbrojtje nga drejtësia, dhe që ka dëshmuar kundër ish-ministrit të brendshëm. Nga momenti që emri i saj ka dalë nga dosja sekrete hetimore prej një deputeti, jeta e dëshmitares është në rrezik, siç edhe hetimi komprementohet.
E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka bërë disa deklarata tronditëse, ku ka thënë se nga Italia kanë ardhur të martën pasdite disa fashikuj voluminozë që provojnë fajësinë e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



