E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria  i sekuestron Saimir Taullaut, 6 prona të tjera të vëna nga trafiku i drogës
Lajme

Prokuroria i sekuestron Saimir Taullaut, 6 prona të tjera të vëna nga trafiku i drogës

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar të tjera pasuri të biznesmenit Saimir Taullau. Mësohet se atij i janë sekuestruar 3 apartamente, 2 ara dhe një truall. Prokuroria dyshon se pasuria është vënë nga aktivitetet e trafikut të drogës.

Por kush është biznesmeni nga Lushnja, Saimir Taullau?

Biznesmenit nga Lushnja, në 2018 iu bë atentat me armë zjarri tek rrethrrotullimi i Plugut në Lushnjë. Ai u qëllua me automatik para lokalit të tij nga disa persona me motor dhe të maskuar. Plumbat prekën vetëm xhamin e lokalit, ndërsa Taullu mbeti i plagosur lehtë.

54-vjeçari është vëllai i Baki Taullaut dhe është i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë.

Saimir Taullau, për shumë njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali. Ndërsa në Lushnje familja Taullau njihet si rivale e bandës së Aldo Bares.

Në vitin 2005, Baki Taullau u vra ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij kur ka dëshmuar, ka akuzuar si autorë të vrasjes pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.

Konflikti dyshohet se ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen deri në vlerën 500 mijë euro duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Në dëshminë e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar disa prona të patundshme të shtetasit Saimir Taullau dhe 6 të afërmve të tij, pasi dyshohet se janë pasuri të cilat rrjedhin nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftohet se janë sekuestruar disa trualle, objekte biznesesh, banesa, karburante dhe disa bodrume. Të gjitha këto pasuri të cilat janë në pronësi Saimir Taullau dhe të afërmëve të tij.

“Dyshohet se kato pasuri e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit S.T., konkretisht nga veprat penale të parashikuar nga nenet 283 dhe 283/a të Kodit Penal”– njofton prokuroria.

Ndër të tjera bëhet fjalë dhe për 2 pika karburanti një në lagjen “18 Tetori”, lagjen “Loni Dhamo’ të Lushnjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.