E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për ekzekutorin e Ardian Nikulajt
Lajme

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për ekzekutorin e Ardian Nikulajt

Pas afro dy vitesh hetime dhe përballje në sallën e gjyqit, çështja për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj ka hyrë në një fazë vendimtare. Në seancën e zhvilluar këtë të martë në Gjykatën e Lezhës, Prokuroria paraqiti pretencën për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar si autor i ekzekutimit që tronditi Shëngjinin në pranverën e vitit 2023.

Seanca zgjati rreth një orë dhe u fokusua në përmbledhjen e provave të administruara përgjatë procesit. Organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Saraivën, duke e konsideruar atë përgjegjës për një krim të kryer me paramendim dhe në rrethana të rënduara.

Sipas materialeve hetimore, i pandehuri akuzohet për “Vrasje të kryer për interes ose hakmarrje”, si edhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Prokuroria argumenton se ngjarja nuk ishte spontane, por rezultat i një plani të detajuar, me role të përcaktuara qartë.

Vrasja ndodhi brenda ambienteve të një lokali në Shëngjin, ku Ardian Nikulaj u qëllua me armë zjarri, duke humbur jetën në vend. Sipas akuzës, ekzekutimi ishte i mirëorganizuar dhe i menduar deri në detaj, ndërsa roli i Saraivës cilësohet thelbësor në realizimin e tij.

Gjatë seancave të mëparshme, në gjykatë janë paraqitur dëshmi, ekspertiza balistike dhe materiale të tjera provuese që, sipas Prokurorisë, vërtetojnë përfshirjen direkte të të akuzuarit në këtë ngjarje të rëndë. Tashmë pritet që trupi gjykues të tërhiqet për vendim, i cili do të përcaktojë fatin penal të Ruben Saraivës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.