E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria kërkon riekspertim për vdekjen e 3-vjeçarit pas  ndërhyrjes në klinikën e Roland Xhaxhos
Lajme

Prokuroria kërkon riekspertim për vdekjen e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën e Roland Xhaxhos

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ekspertim të dytë të rezultateve të autopsisë për shkaqet e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën në fillim të muajit tetor pas një ndërhyrje kirurgjikale në 14 dhëmbë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Mësohet se organi i akuzës ka administruar pak kohë më parë autopsinë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, rezultatet e të cilave nuk janë bërë publike edhe me insistimin e medias.

Mbetet e paqartë pse akuza ka kërkuar riekspertim, por burimet thonë se rezultatet e reja pritet të dalin në fillim të javës së ardhshme. Ndërkohë, prokuroria vijon hetimet për rastin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.