Prokuroria mbylli dosjen e vrasjes në Bllok, Artan Hoxha: Ngjarja e mjegulluar, nuk dihet se kush e vrau Fabiol Gaxhën
Dy vite nga vrasja e Fabiol Gaxha në ish-Bllok, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe pushuar çështjen ku akuzohet Merviol Bilo.
Sipas organit të akuzës ish-komandoja i forcave të armatosura ka vepruar në kushtet e mbrojtjes ekstreme, pasi Gaxha ka qëlluar i pari.
Bilo akuzohet për plagosjen e Eljon Hatos. Ndërkohë gazetari investigativ, Artan Hoxha ngre shumë pikëpyetje nga konkluzionet e Prokurorisë së Tiranës. Në një lidhje direkte me ABC News, Hoxha tha se ka ndryshuar shumë situata dhe nuk dihet saktë se kush e vrau Fabiol Gaxhën.
“Sigurisht që e kam ndjekur, shikoj që nga momenti që organi i akuzës filloi hetimin deri sot ka ndryshuar shumë gjëra. Kemi diferencim të disa personazheve të përfshirë në dosje. Për dy prej tyre është veçuar procedimi, përfshirë edhe Ervis Martinajn. Eshtë interesant fakti që ka ndryshuar kualifikimi i veprës penale për Bilon, por kush e ka vrarë Fabiol Gaxhën, me çfarë arme ka gjetur vdekjen? Dakord Hato është plagosur, apo dyshohet nga Bilo, po kush e ka vrarë, në çrrethana, cila është dinamika për Gaxhën? Jam kurioz ta shoh si organi i akuzës do ta provojë.
Është nga ato raste që në pamje të parë të krijojnë përshtypje që u nis e madhe por na del me një të vrarë që nuk e dimë si është vrarë. Bilo si ushtarak me eksperiencë mund të ketë qenë në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi aty ka pasur një konfrontim fizik. Bilo ka qenë në një sulm fizik, kur ka bërë qitjen dyshohet se ka qenë i shtrirë. Sa herë ka qëlluar Bilo? Ka qëlluar njeri tjetër? Ku kanë shtuar predhat e armës? Dhe kush janë plagosur? Aty kemi pasur dy të plagosur dhe një të vdekur. Kjo është një skemë krimi që në vend që të zbardhej është mjegulluar” tha Hoxha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



