Prokuroria Speciale e Malit të Zi, merr nën hetim 9 ish-ministra shqiptarë
Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi ka ngritur aktakuza kundër nëntë ish-ministrave dhe tre personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë ndarjes së banesave dhe kredive për banim. Sipas prokurorit Vukas Radoniq, të akuzuarit dyshohet se kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit për më shumë se 2.6 milionë euro. Ndër të akuzuarit janë pesë deputetë dhe ish-ministra nga partitë e ndryshme. Keqpërdorimi i pozitës zyrtare rrezikon dënime nga dy deri në 12 vjet burg. Kryeministri Dritan Abazoviq ka ngritur kallëzim penal kundër tyre në vitin 2022, duke pretenduar dëmtimin e shtetit për rreth dy milionë euro. Ministritë e akuzuar ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Çështje Banesore, i cili ka ndarë banesa dhe kredi pa vlerësimin e duhur. Prokuroria po vlerëson rastin për të siguruar një epilog gjyqësor dhe kompensim për dëmet e shkaktuara nga këta ish-ministra dhe personat e tjerë të akuzuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



