Prokurorja,deputetëve që kërkojnë provat kundër Tahirit: Nuk janë pak 3.5 ton drogë!
Tani eshte e qarte se per cfare lloje drejtesie e kishin fjalen ata qe donin dhe bene reforme ne drejtesi! Meqe ra fjala, autore te reformes ne drejtesi qe nuk bejne dot dallimin midis privilegjit te imunitetit parlamentar me te drejtat e njeriut!
Heqja e imunitetit eshte heqje privilegji dhe jo e te drejtave te njeriut. Heqja e imunitetit do te thote barazim i deputetit me qytetarin e thjeshte.
A nuk ishte ky thelbi i reformes ne drejtesi: te gjithe te trajtohen dhe japin llogari njesoj para drejtesise?
Përpjekjeve të vazhdueshme të deputetëve socialistë për të zhvlerësuar provat e prokurorisë kundër Saimir Tahirit morën përgjigje nga prokurorja Elisabeta Imeri.
Në fillim ishte Ulsi Manja që zhvlerësoi dyshimet e prokurorisë, që sipas tij bazoheshin në shkrimet e mediave dhe portaleve të opozitës.
Më pas Vasilika Hysi që pyeti direkt prokuroren, nëse ia vlenin apo jo provat që kishin deri tani prokurorët për arrestimin e Saimir Tahirit.
Në këtë moment, prokurorja Elizabeta Imeri ka ngritur zërin duke iu drejtuar deputetëve të PS-së.
“Nuk është pak të kapen 3.5 ton drogë në Itali. Nuk është pak të kapen tonelata me drogë në Itali. Për të mos i hyrë faktëve për kanabizimin e të gjithë territorit. Për këtë arsye ne e gjejmë të arsyeshme kërkesën që kemi bërë” u shpreh Imeri duke ia përplasur në fytyrë deputetëve të PS-së përfshirjen e Tahirit në trafikimin e një sasie ka të madhe droge.
E ngacmuar sërish nga socialistët që kërkonin prova për arrestimin e Tahirit, Elisabeta Imeraj tha se kishte kërkuar që në fillim që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe që deputetët të nënshkruanin deklaratën për ruajtjen e sekretit.
Në rast të kundërt, ajo la të kuptohej se nuk mund të publikonte të dhëna konfidenciale që dëmtojnë hetimet. Deklaratat e Elisabeta Imerajt kanë shkaktuar sërish pakënaqësi mes socialistëve.
Më i irrituari në komision duket Bledi Çuçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



