E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pronarët amerikanë nxjerrin në shitje Liverpooli-n
Publik News

Pronarët amerikanë nxjerrin në shitje Liverpooli-n

Liverpuli është në shtije. Ky është lajmi tronditës që është përhapur me shpejtësi në Angli, ku është mësuar se pronarët amerikanë të “Fenway Sports Group” (FSG), kanë vendosur që të shesin klubin anglez dhe kanë bërë hapat e parë konkret.

Pronarët amerikanë, të cilët kanë në pronësi klubin që nga viti 2010, presin oferta për klubin dhe kanë bërë të qartë se janë të gatshëm të bëjnë prezantimin e planit financiar për të gjithë të interesuarit. FSG bleu Liverpulin për 300 milionë paund, duke marrë përsipër të paguanin edhe borxhet e klubit, por tashmë pritet të përfitojë një shifër marramendëse për të.

Drejtuesit kanë rekrutuar bankat e njohura “Goldman Sachs” dhe “Morgan Stanley” që të gjejnë investitorë të besueshëm për të blerë klubin legjendar anglez. Revista “Forbes” ka vlerësuar Liverpulin në rreth 4 miliard paund, por me shitjen për 4,25 miliard paund të Çelsit në fillimin e këtij viti, duket se pronarët e të kuqve do të kërkojnë të paktën sa ajo shifër për aksionet e tyre.

FSG pranoi për “The Athletic” se ishte i gatshëm të shiste klubin “nën termat dhe kushtet e duhura”, teksa kishte marrë vazhdimisht oferta në këto vite për ta bërë një gjë të tillë nga palë të treta. Merita e drejtuesve ishte se ia dolën të afronin Jurgen Klop dhe ai u solli titullin kampion, por edhe një Ligë Kampionesh, Kupën FA dhe Kupën e Ligës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.